Publikon pamjet – Getinjo e falë namazin e sabahut në xhami

1 minute, 18 seconds Read

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, tashmë dihet se është një praktikues i madh i fesë islame.

Ai e ka treguar vazhdimisht me postimet që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Vëmendje ka marrë edhe me një të tillë që e ka publikuar së fundmi në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti shqiptar ditën e sotme (e martë) duket të jetë zgjuar në orën 5 të mëngjesit për ta falur namazin e sabahut.

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova siç shihet namazin e ka falur në një xhami.

Foto: Screenshot/Instagram

Për një kohë, Getinjo u largua edhe nga rrjetet sociale, ndonëse nuk mungon as me thënie për fenë.

Ai ka bërë edhe një distancim nga muzika dhe koncertet, meqë më parë ishte shumë aktiv./Telegrafi

Foto: Screenshot/Instagram

GetinjoGetoar Aliu, i njohur për publikun si Getinjo është i lindur më 13 qershor të vitit 1990, në Ferizaj. Getinjo e ka nisur karrierën që në moshë të re, ndërsa sukseset më të mëdha i arriti pasi u bë pjesë e label-it “ON Records”. Në vitin 2018, ai dhe vëllai i tij, Mozzik, vendosin ta braktisin këtë label, duke vazhduar karrierën e tyre si solo artistë. Vetëm pak muaj më vonë, ata hapin studion e tyre të re muzikore, të quajtur “2 Euro Music”, teksa të gjitha këngët e tyre dhe tekstet i realizojnë vetë. Disa nga këngët më të suksesshme të Getinjos janë: “Kaos”, “No”, “Sexy”, “Tony Montana” (Feat. Mozzik), etj.

Publikime te ngjashme