Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, duke i sjell Kosovës të parën medalje nga “Paris 2024”
Xhudistja jonë u mposht në finale nga uzbekistanja, Diyota Keldiyorova në kategorinë deri në 52 kilogramë, por që për të ishte një arritje historike, pasi është e dyta medalje në lojërat olimpike.
Me këtë medalje, Kosova gjendet në vendin e 16-të në ranglistën e Lojërave Olimpike, por që në ditët e ardhshme pritet të ngjitet më lartë, pasi do të kemi garuesit tjerë në disiplina të ndryshme.
Por, cili vend po udhëheq deri më tani me medaljet e fituara?
Pas ditës së tretë, Japonia është ngjitur nga vendi i pestë në të parin, me shtatë medalje të fituara: Katër të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë.
Pas saj është Australia, që ka grumbulluar katër të arta dhe dy të argjendta, në total me gjashtë.
Në vendin e tretë renditen Shtete e Bashkuara të Amerikës me 12 medalje, por që kanë vetëm tri të arta, gjashtë të argjendta dhe tri të bronzta.
Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të vendeve që udhëheqin me medalje të fituara pas tri ditëve në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/