Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se 3 mijë 941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë-shofer të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka njoftur se deri në përmbylljen e afatit për aplikim, kanë mbetur edhe dy javë, derisa shtoi se nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident.
“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, shkroi tutje Kurti.