Skena të shëmtuara që çuan në ndërprerjen e ndeshjes Argjentinë – Marok në Lojërat Olimpike

1 minute, 31 seconds Read

Skena të shëmtuara dëmtuan ndeshjen e Argjentinës kundër Marokut në ndeshjen e tyre hapëse të turneut olimpik të futbollit për meshkuj me policinë që ndërhyri për të mbrojtur lojtarët pasi tifozët hynë në fushë.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar shkaku i thirrjeve raciste që kishte bërë ekipi i Argjentinës pas fitimit të Kupës së Amerikës  në fillim të këtij muaji, me shënjestër lojtarët francezë.

Himni kombëtar i Argjentinës u vërshëllye para ndeshjes, me amerikanët e jugut që ishin duke humbur 2-0 kundër një skuadre marokene të forcuar mirë në Saint-Etienne.

Një gol nga Giuliano Simeone dhe Cristian Medina bënë që Argjentina të rikthehet për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një pikë.

Goli i minutës së fundit të Medinës u pasua nga një pushtim në fushë nga disa tifozë marokenë, ndërkohë që u duk se u hodhën fishekzjarrë drejt lojtarëve të Argjentinës duke detyruar shtyrjen e ndeshjes.

Mail Sport raporton se vërshëllima e fundit nuk erdhi nga gjyqtari, me rezultatin në 2-2 pas barazimit të Argjentinës.

Gazeta spanjolle Marca raportoi se lojtarët e Argjentinës ishin parë të frikësuar kur tifiozët e Marokut filluan të gjuanin mjetet piroteknike në fushë.

Lojtarët u larguan nga gjyqtari për sigurinë e tyre në stadiumin Geoffroy-Guichard pas reagimit të turmës ndaj golit të barazimit të Argjentinës.

Ndeshja u rikthye pas më shumë se dy orë, ndërsa goli i Argjentinës i shënuar nga Median që ishte nën shqyrtim nga VAR u anulua dhe Maroku fitoi 2-1./Telegrafi

Publikime te ngjashme