Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, po zhvillon një vizitë të pazakontë në Kinë. Me homologun e tij kinez ai do të bisedojë për mënyrat dhe rrugët për të arritur një marrëveshje për paqe në Ukrainë.
Është hera e parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë që ministri i Jashtëm i Ukrainës viziton Pekinin. Kuleba dhe homologu i tij kinez Wang Yi ishin takuar për herë të fundit në shkurt të këtij vitit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Vizita e ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në Kinë është një vizitë e pazakontë, sepse edhe pse Pekini e quan veten si neutral në luftën e Ukrainës, ai konsiderohet si aleat i Rusisë.
Në faqen e tij në Instagram Kuleba shkruan se ka shkuar në “për të vendosur kontakte midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe atij të Kinës, Xi Jinping”./GazetaSinjali