Legjenda e UFC, Habib Nurmagomedov u gjend në telashe të mëdha pasi autoritetet ruse u përgatitën të kapnin pronën e tij pas akuzave për evazion fiskal.
Sipas kanalit Mash Telegram, Nurmagomedovit i është ndaluar të largohet nga Federata Ruse që nga 5 qershori dhe autoritetet gjyqësore kanë nisur procesin e gjetjes së pasurisë së tij për konfiskim dhe shitje eventuale.
Khabib raportohet të ketë një shtëpi familjare në Dagestan dhe një koleksion automjetesh, duke përfshirë:
Ferrari California T – 300,000 dollarë
Mercedes-Benz AMG GT S – 161,000 dollarë
Mercedes-Benz S-Class – 122,000 dollarë
BMW Serie 7 – 101,000 dollarë
Toyota Land Cruiser – 85,000 dollarë
Toyota Tacoma – 44,000 dollarë
🚨 Enforcement proceedings have been initiated against Khabib Nurmagomedov for around $900K.
The case against Khabib was opened on July 5th and since that time he has been prohibited from leaving the Russian Federation. Bailiffs have launched a search procedure for his property… pic.twitter.com/4Ifh7Kpcf1
— Championship Rounds (@ChampRDS) July 23, 2024
Pak më parë, administrata tatimore në Rusi bllokoi llogaritë e organizatës Eagle FC, projekti i Habibit që dështoi menjëherë, si dhe organizatës humanitare në pronësi të Nurmagomedov.
Shkak, siç pretendojnë nga Rusia, është evazioni fiskal për të cilin akuzohet ish-ylli i UFC.
Borxhi i tij tatimor ndaj shtetit shkon në rreth 3.4 milionë euro dhe burime jozyrtare thonë se luftëtari legjendar i ka përdorur këto para për të blerë një hotel dhe për të nisur një biznes fillestar në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nëse Khabib shpallet fajtor për evazion fiskal, ai përballet me gjashtë vjet burg.
Kujtojmë se Nurmagomedov e përfundoi karrierën e tij në MMA në tetor të 2020 pas fitores ndaj Justin Gaethje, e cila ishte e 29-ta në një karrierë që e mbylli pa humbje. /Telegrafi