Republikani Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale, duke postuar në platformën e tij Truth Social: Joe Biden nuk ishte i aftë të kandidojë për president dhe sigurisht që nuk është i aftë të shërbejë – dhe kurrë nuk ka qenë”.
“Ai e arriti pozicionin e Presidentit vetëm me gënjeshtra, lajme të rreme dhe duke mos lënë kurrë bodrumin e tij”,ka shkruar Trump.
“Të gjithë ata që ishin rreth tij, përfshirë mjekun e tij dhe median, e dinin që ai nuk ishte i aftë të ishte President”, shkruan ai, ka raportuar BBC.
“Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta riparojmë dëmin që ai ka shkaktuar shumë shpejt”, ka shkruar Trump.