Deputetja britanike Alicia Kearns ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Britani ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Kearns ka shkruar në “X” se është jetike që Mbretëria e Bashkuar të mos lejojë akterët armiqësorë ta ri-ndezin konfliktin në Kosovë.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë.
Ajo është me të vërtetë një forcë e madhe, dhe është jetike që Mbretëria e Bashkuar të mos lejojë akterët armiqësorë të ringjallin urrejtjen dhe konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns./Telegrafi
A joy as ever to see the President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS to discuss security and stability across the Balkans and Europe.
She is truly a powerhouse, and it’s vital the UK does not allow hostile actors to reignite hatred and conflict in Kosovo. pic.twitter.com/17o6TvjvOz
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 21, 2024