Ekzekutimi i trefishtë në Memaliaj, brenda makinës së gjetur gjenden 3 armë, postblloqe në Levan-Tepelenë

1 minute, 40 seconds Read

Pas vrasjes së trefishtë në Memaliaj, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Bejar të Mallakstrës. Mësohet se nga djegia e automjetit është përfshirë nga flakët edhe një lokal, i braktisur.

Brenda automjetit, një “BMW X5”, policia ka gjetur tre armë zjarri.

Ndërkohë, disa postblloqe janë ngritur nga policia në autostradën Levan-Tepelenë, për të bërë të mundur ndalimin e autorëve të ngjarjes të ndodhur orët e para të së dielës në Memaliaj.

Edhe pse forca të shumta policie, janë vënë në kërkim, autorët mbeten ende të lirë.

NGJARJA

Tre viktima dhe një i plagosur është bilanci i vrasjes së ndodhur pak pas mesnate në Memaliaj. Si pasojë e të shtënave, të vdekur në vend mbetën Shyqyri Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela. Kurse i plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar deri më tani disa persona ndërsa policia gjeti një automjet tip “BMW” të djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Dyshohet se në automjet ndodheshin tre persona. Një prej tyre, zbriti dhe hapi zjarr me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqo Kalemi. Por, nga plumbat mbetën të vrarë edhe një klient dhe një kamarier 33 vjeç.

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë hakmarrja për prishje të pazareve të drogës.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Adriatik) Kalemi, një person i njohur për drejtësinë. Ai u ka shpëtuar tre herë atentateve.

Saga e vrasjeve ka nisur në vitin 2020 kur u ekzekutua me anë të një bombe në makinë, Aleksandër Sadikaj, kushëri i familjes Kalemi. Më pas në Tiranë u ekzekutua Edmond Papa.

Dhe, për ngjarjen akuzohen zyrtarisht dy persona, të afërm të familjes Kalemi, dhe shokë të Sadikajt.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Artur Kalemit duket e stabilizuar. Ai ndodhet në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, nën mbikëqyrjen e mjekëve kirurgë.

Publikime te ngjashme