Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se koncerti i paraparë të mbahet sonte në qytet për nder të “Ditëve të Mërgatës”, është anuluar pas vrasjes së Faton Harjizit në Serbi.
Ai thotë se kjo po bëhet në respekt të familjes së ngushtë të Faton Hajrizit, konkretisht prindërve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.
Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.