Kastrati kërkon reagim qytetar pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat

1 minute, 9 seconds Read

Pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale, ka reaguar deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Në platformën Facebook, tha se në Kosovë duhet të ketë protesta masive.

Design Plus Carousel Ad

Po ashtu, sipas tij, duhet të ketë edhe reagim institucional për ta mbrojtur UÇK-në.

“Nga shtatori sheshet duhet t’i bëjmë ZI nga protestat, kurse nga tash çdo gur duhet lëvizur në rrafshin institucional, politik e diplomatik në mbrojtje të historisë së lavdishme të UÇK-së”, tha ai.

Sipas tij, nëse nuk ka reagime, kjo do të kuptohet si aprovim i padrejtësisë.

“Përndryshe, mosreagimi jonë do të kuptohet si aprovim për ata që po duan ta ndërtojnë një të vërtetë të re historike ku UÇK-ja paraqitet si ndërrmarrje kriminale, ndërsa nuk flitet për 13.000 shqiptarë të vrarë e 20.000 shqiptare të dhunuara nga Serbia!”, u shpreh ai.

Nëse Gjykata Speciale vazhdon me dënime të larta, sipas Kastratit ka gjasa të kalohen edhe statistikat e gjykatave jugosllave e serbe që i dënuan mijëra shqiptarë.

“Me këtë ritëm dhe me këto dënime drakonike kjo gjykatë ka gjasa t’i kalojë edhe statistikat e gjykatave jugosllave e serbe që dënuan mijëra shqiptarë nëpër dekada!”, u shpreh ai.

“Përjetësisht me UÇK-në!”, përfundoi Kastrati.

Publikime te ngjashme