Me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka organizuar ceremoninë përkujtimore.
Në rezidencën e ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angilin, të pranishëm janë edhe disa nga fytyrat e njohura politike të vendit.
Duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u lutën bashkë me ambasadorin Angilin, për të rënët e grusht-shtetit në Turqi, njofton Klankosova.tv.
Sot janë bërë tetë vjetë që kur ndodhi ky grusht-shtet, që la të vdekur më shumë se 190 persona.