Shoqata Kukit ka bërë të ditur se janë tubuar para, shumica nga diaspora, pas vërshimeve në fshatin Kuk të Dragashit.
Ata kanë publikuar emrat e donatorëve.
Vërshimet ne Fshatin Kuk 26.06.2024
Falënderimi i plotë i qoftë Allahut, Krijuesit të botëve, i Cili ka thënë: “Çfarëdo të mire që bëni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu me shpërblim më të mirë dhe më të madh”. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin (a.s) i cili ka thënë: “Kurrë nuk pakësohet pasuria duke dhënë sadaka”. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e Pejgamberit (a.s), mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin me mirësi në rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Besimi dhe sinqeriteti i plotë nuk arrihet me fjalë, por me bindje në zemër dhe zbatim në praktikë. Nuk ka rëndësi sa jep, por si e jep atë.
Gjithashtu ne falënderojm Zotin i cili na ka bër t’mundur të kontribojm për vëndin ku jetojm , ni falënderim i veçantë shkon për ju të dashur bamirës, që në ç’do aksion tonin, ju jeni ata që nuk hezitoni të dhuroni nga pasuria e juaj dhe të ndihmoni familjet të cilat kan nevoj që tu gjendemi pran në momente të vështira.
Me date 27.06.2024 . Ne fillum aksionin “Tu gjendemi pranë familjeve të demtura nga vërshimet”dhe sot jem të obliguar të paraqesim para jush të nderuar bamirës , emrat dhe shumat e donatorve .
Ne gjithashtu do postojm dhe shumat që do përfitojn familjet e demtura e ku përgjegjësin për ndarjen e të hollave e ka Hoxha ‘Reshat Ajdini’ ,”e kët po e bëjm vetëm e vetëm që të jemi sa më t’përgjegjëshem dhe transparent para jush.
All-llahu në Kuran thot:
Ai ua kompenson atyre që shpenzojnë për hir të Tij shumëfish për atë që harxhuan, edhe në këtë jetë edhe në ahiret: ”Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë?” Bekare 245
Me respekt: Shoqata Humanitare Kuk