Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe se tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon, përmes së cilit ofrohet siguri maksimale gjatë rrezatimit të pacientëve që i nënshtrohen radioterapisë në këtë klinikë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë me dije se për herë të parë, klinika është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve, derisa ka thënë se së shopejti do t’i shtohen edhe 50 të tjerë.
“60 shtretërve modern së shpejti pritet t’i shtohen edhe 50 të tjerë për ta çuar në 110 numrin total të tyre, nga vetëm 45 sa ishin para dy muajve e për shumë vite rresht. Në të njëjtën kohë, po ofrohet falas vaksina HPV për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar për shkak se buxhetin për barna esenciale e kemi rritur për 150%”, thuhet në postim.
Tutje, Kurti ka shkruar se javën tjetër e ka radhën Klinika e Urologjisë.
Ndryshe, rinovimi i Klinikës së Onkologjisë është përuruar në muajin maj pas një investimi mbi gjysmë milion euro. Kjo klinikë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera të nevojshme për ta. Brenda 24 orëve, aty mesatarisht marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.