20 pika kalimi në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri, pa kontrolla kufitare

0 minutes, 51 seconds Read

Nga sot ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

Banorët e zonave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë që shtrihen përgjatë brezit 30 kilometra në dy anët e kufirit do kenë mundësi të lëvizin pa iu nënshtruar procedurave të kontrolleve. Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha se kalimi i lehtësuar i banorëve në këto zona do te behet përmes 20 pikave të përcaktuara në fshatrat e zonat më të afërta mes tyre përgjatë vijës kufitare.

“Besoj që shumë shpejt pas përvojës së krijuar nga Vermica edhe në pikat kufitar zyrtar do të kalojnë pa kontrolle”, ka thënë ministri Svelça.

Ai e ka cilësuar implementim te suksesshëm procedure ne kalimit pa kontrolle në Piken Kufitare te Morinit për një periudhë nëntë mujor.rtk

Publikime te ngjashme