Shokon Trump: Të isha president do të bombardoja Moskën

0 minutes, 53 seconds Read

Donald Trump kalon nga njëri ekstrem në tjetrin, nga vendosja e paqes për pak minuta, te bombardimi i Rusisë.

Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, manjati thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinin nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Kështu raporton media Uashington Post, që citon disa prej bashkëbiseduesve të Trump. Kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës.

Vitin e kaluar, Trump deklaronte se po të ishte presidenti i Amerikës do ta kishte zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Kinës në më pak se një ditë.

Surprizues edhe qëndrimi ndaj presidentit të Kinës, pasi në të shkuarën e afërt e konsideroi Shi Xhinpin si një mik të madh të tijin.

Publikime te ngjashme