“Festa zgjati pak”, Izraeli hedh poshtë marrëveshjen me Hamas: Vazhdojmë operacionin!

1 minute, 54 seconds Read

Gëzimi i banorëve të Rafah pasi mësuan për armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit zgjati shumë pak. Trishtimi u rikthye përsëri, kur zyrtarë të lartë të Izraelit hodhën poshtë marrëveshjen duke e cilësuar si mashtrim dhe e cila synon ta paraqesë Tel-Avivin si vendin i cili refuzon marrëveshjen me Hamasin.

Në vend të kësaj, Izraeli po bëhet gati për të filluar ofensivën tokësore në qytetin simbol të Ripit të Gazës, Rafah. ‘Sulmet dhe lojërat e Hamasit do të marrin një përgjigje, pushtim të Rafahut. Kështu është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe lideri i së djathtës radikale, Itamar Ben Gvir. Në një reagim të tij pas lajmit se Hamasi ka pranuar kushtet e marrëveshjes në Egjipt, Ben Gvir bëri thirrje për rritje të presionit ushtarak dhe luftë deri në humbjen totale të Hamasit.

Vazhdimin e ofensivës në Gaza e kanë konfirmuar edhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të cilat po “shqyrtojnë çdo përgjigje”, thënë kjo nga zëdhënsi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, kur u pyet nëse përgjigja e Hamasit ndaj marrëveshjes mund të ndryshojë planet e Izraelit për Rafah. Si pjesë e përgatitjeve për një operacion tokësor, IDF po evakuon zonat në Rafahn lindore dhe po zgjeron zonën humanitare në Khan Younis, tha Hagari në një konferencë shtypi.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara me anë të Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaruan se po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit ndaj një armëpushimi dhe propozimi për pengjet “dhe po e diskutojnë atë me partnerët tanë në rajon”. Shtetet e Bashkuara e kishin marrë përgjigjen në “orën e fundit, 90 minuta përapara”, tha Miller. Ai përsëriti se një marrëveshje është në “interesin më të mirë” të izraelitëve dhe palestinezëve.

Nga ana e tij, Izraeli ndodhet nën presion nga qytetarët e tij për të pranuar marrëveshjen e propozuar nga Hamasi. Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tel-Avivit duke i kërkuar Netanyahut pranimin e marrëveshjes për pengjet dhe lirimin sa më shpejt të tyre.

Publikime te ngjashme