Një polic ka pësuar lëndime trupore pasi disa nga tifozë kanë hedhur gjësende të forta, ndër të tjera edhe ulëse të palestrës pas ndeshjes basketbollistike Prishtinë-Trepça.
Policia njofton përmes raportit se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.
“Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike, disa nga tifozët kanë hedhur gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thotë raporti.
Në ndeshjen e mbrëmshme, Trepça fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 86-85.