Policia e Shtetit ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Sipas Policisë së Shtetit [Shqipërisë], dy prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa katër të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.
Riad Sopjani është kosovari që shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.
Ndërsa kosovari tjetër, me iniciale B.S., 45 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022 ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Morinë.