Reagon Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës, 300 qytetarë tanë po mbahen arbitrarisht në kufi

1 minute, 10 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

Kjo tha Kurti është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.

MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate.

“Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”, u tha mes tjerash në njoftim.

https://twitter.com/albinkurti/status/1780572762165092713

Publikime te ngjashme