Tani që Irani ka filluar hakmarrjen e tij kundër Izraelit, SHBA po përgatitet që ky të jetë “një sulm i madh”, kanë thënë dy zyrtarë të lartë amerikanë.
Duke folur për mediat e huaja, zyrtarët e paidentifikuar thanë se administrata e Joe Biden pret që Irani të lëshojë më shumë se 100 dronë dhe dhjetëra raketa.
Një nga zyrtarët tha se armët pritej të synonin vendet e qeverisë izraelite, jo civilët apo objektet fetare.
Ndryshe, SHBA dhe Izraeli kanë qenë duke koordinuar nga afër se si të mbrohen kundër sulmit.
“Ishin gati. Izraelitët janë gati”, citohet të ketë thënë zyrtari.
Komandanti i CENTCOM-it të SHBA-së, gjenerali Michael Kurilla, ka takuar zyrtarë të lartë izraelitë gjatë disa ditëve të fundit.
Gjatë vizitës së tij, ai u konsultua me izraelitët për një plan mbrojtës që përfshin ndihmën e SHBA nga deti dhe ajri, si dhe se si Izraeli mund t’i përgjigjet sulmit të Iranit, thanë zyrtarët e lartë amerikanë.
Administrata nuk priste që Irani të synonte ndonjë aset të SHBA-së në rajon, shtuan ata./Telegrafi