Deputetja e Levizjes Vetëvendosje Jeta Statovci thotë se me qeverisjen Kurti përgjatë këtre tri viteve, është dëshmuar një kulturë tjetër qeverisjeje, me një vizion ndryshe dhe pa asnjë aferë korruptive. Statovci ka thënë se ka pasur proges dhe se raportet ndërkombëtare, tregojnë për progresin më të lartë në kuadër të luftës ndaj korupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit.
“Në gjykimin tim mendoj se është tërësisht një kulturë tjetër e qeverisjes, me një vizion politik dhe sekorial dhe pa asnjë aferë korruptive. Në kuadër të sukseseve të kësaj Qeverie, vlen të përmendet demokracia më e konsoliduar, në kuadër të raporteve të fundit të Freedon House Kosova është në nivelin e saj më të lartë të demokracisë që nga ekzistenca e saj si shtet. Gjithashtu dhe në luftë kundër korupsionit dhe fenomeneve që e kanë përcjellë këtë shoqëri dhe institucionet për vite”, ka thënë ajo.
Ndërsa në kuader të politikës së jashtme ka përmendur liberalizimin evizave si dhe progresin drejtë anëtarësimit në këshillin e evropës.
E sa i përket kritikave të opozitës në adresë të kësaj qeverie, Statovci ka thënë se kjo opozitë ka qenë tërësisht pa kauzë dhe e heshtur. Ndërkaq thotë se të zëshme kanë qenë vetëm pasojat, që ata i kanë lënë pas, e me të cilat është dashur të merret qeveria aktuale.
“Në kuader të shumë temave politike e vlerësoj se opozita ka qenë tërësisht e pa kauzë dhe tërërisht e heshtur. Në çfarëdo rrethane që ka qenë e interesit politik, e duke marrë për bazë dhe kontestin që ka Kosova dhe të një interesi historik në çështjet që kanë qenë të një rëndësie politike, nuk kemi parë që ka pasur qëndrim të tyre. Tërësisht kanë qenë të heshtur. Mendoj që me të zëshme kanë qenë vetëm pasojat që i kanë lënë pas e që pastaj kjo Qeveri është dashur të merret, duke filluar që nga referendumi serb, e spataj çështja e targave. E pastaj çështja e mospagesës së energjisë dhe tash çështja e dinarit. Të gjitha këto çështje me të cilat është marrë kjo Qeveri tashmë, kanë qenë çështje që është dashur të mbyllen më parë me marrëveshjet e nënshkruara”, tha ajo.
Statovci thotë se qeverisja e tanishme e ka stabilitetin e brendshëm dhe legjitimitetin e madh të qytetarëve, për ta çuar këtë mandat deri në fund. Por e kanë dhe komoditetin për tu përballur dhe sfiduar me zgjedhjet e reja.
“Ne e kemi stabilitetin mbrendshëm për ta quar këtë mandat deri në fund. Gjitahshtu e kemi dhe legjitimitetin e madh qytetar për ta dërguar këtë mandat në fund. Mirëpo e kemi dhe komoditetin për tu përballur dhe sfiduar me zgjedhjete reja. Mirëpo këtë në dakordancen që të ketë harmonizim të spektrit opozitar dhe qendrimeve të tyre opozitare. Deri me tash e kemi parë që s’ka pasur harmonizim të qendrimeve të tyre dhe po besoj ajo është dhe për arsye se janë të kënaqur me punën tonë. Rrethanat në të cilat jemi e kemi dhe stabilitetin e mbrendshëm për të vazhduarme punë dhe proecset që i kemi para vetës”, thotë ajo.
Statovci beson se sukseset e ksëaj qeverie do të rezultojnë me një mbështetje të fuqishme qytetare në zgjedhjet e ardhshme, duke i besuar dhe një mandat qeverisë Kurti, me qëllim që punet e mira që kanë filluar të përfundojnë.
“Besoj që puna, vizioni dhe sukseset e kësaj qeverie në secilin rrafsh dhe fenomenet pozitve të një mirëqeverisje dhe minimi i çfarëdo fenomeni negativ, që për vite e ka cenu të drejtat bazë të bizneseve qoftë me favorizime që shumë të rinjve iu ka cenuar të drejtat më bazike, padyshim që do të rezultoj dhe me një mbështetje të fuqishme qytetare, që punët e mira që i kemi filluar t’i përfundojmë”, tha ajo.