Prizreni shpall qytetar nderi Ali Ahmetin, vlerësohet lart kontributi i tij për Kosovën

0 minutes, 37 seconds Read

Me vota unanime, asambleja e Kuvendit Komunal të Prizrenit ka votuar për shpalljen qytetar nderi, të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ceremonia solemne u mbajt sot në Prizren, në mesin e shumë personaliteteve të shquara politike.

Në fjalën e tyre të gjithë përfaqësuesit politik të partive, vlerësuan lart kontributin e Ali Ahmetit.

Sipas tyre, jeta e Ahmetit për më shumë se 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

@ballkani.infoKomuna e Prizrenit e shpall qytetar nderi Ali Ahmetin, kontributi i tij për Kosovën vlerësohet lart. Totaj i thotë nga sot “jam edhe kryetari yt”. #aliahmeti #shaqirtotaj #pdk #kosovo #qytetar #viral #prizren

♬ original sound – Ballkani.info

Publikime te ngjashme