Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të martën dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kundërpyetjet për dëshmitarin po vazhdon t’i parashtrojë avokati i Thaçit, Luka Mishetiq.
Dëshmitarit iu prezantua një kabllogram i 4 shkurtit 1999, ku fliste për numrin që mund të ketë pasur në strukturat e UÇK-së.