Nikola Sanduloviq, ish-kandidati për president të Serbisë dhe kryetar i Partisë Republikane, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO.
Sanduloviq ka ngre një pyetje drejtpërdrejtë për Hill në lidhje me komentet e tij rreth marrëdhënieve të Serbisë me NATO-në.
Ai ka pyetur nëse vërtet mendon se “Serbia ka më shumë dëshirë dhe shanse për t’u anëtarësuar në NATO se sa Kosova”.
Sanduloviq vazhdon më tej duke pyetur ambasadorin amerikan nëse ai është i njëjti person që dikur luftoi kundër qeverisë së Millosheviqit, duke konstatuar se qeveria aktuale në Serbi është “saktësisht e njëjtë” dhe tani përkrahet nga Hill.
Ai sugjeron që Hill duhet të tërhiqet nga politika me “sa më pak njolla në karrierën tuaj politike” dhe deklaron se ambasadori amerikan nuk është më përfaqësuesi i vërtetë i vendit të tij që ishte në vitet ’90.
Sanduloviq bën thirrje për një përgjigje urgjente nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për të adresuar këto ndarje ndërmjet qëndrimeve të ambasadorëve dhe për të ruajtur reputacionin e SHBA-së në Ballkan.
Komentet e Sanduloviqit vijnë pas një aktiviteti që u zhvillua në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, në të cilin Vuçiq ishte pjesë e një tubimi me himnin rus.
“Christopher Hill mund të na shpjegoni fjalimin e fundit të të mbrojturit tuaj Aleksandar Vuçiq për ‘hyrjen’ e Serbisë në NATO dhe tubimin që ai organizoi me himnin rus kundër paktit të NATO-s”.
Ambassador #ChristopherHill @usambserbia, can you explain to us the last speech of your protege Aleksandar Vučić about Serbia's "entry" into NATO and this rally he organized with the Russian anthem against the NATO pact? Both recordings were made on the day of the 25th… pic.twitter.com/xVYSXkVHh9
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 25, 2024