Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se qeverisja e Kurtit po shkon drejt fundit dhe qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.
I pyetur nga gazetarët se kur do të mbahen zgjedhjet, Gashi tha se “kjo mbetet në vendimmarrjen e kryeministrit sepse ai është në situatën e paaftësisë vendimmarrëse”
Gashi gjithashtu tha se opozita në numrat dhe përkrahjen që ka pas është në paaftësinë e vendimmarrjes për shkarkimin e Qeverisë.
“Kurti shihet i dorëzuar përballë paaftësisë në qeverisje dhe shkaktimit të dëmeve të njëpasnjëshme për Kosovën”, tha Gashi.
Gashi shtoi se është në fuqinë dhe detyrimin e tij që Kurti tu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë një zgjidhje
“Ai duhet të dorëhiqet dhe pastaj ne do ta shpërndajmë Kuvendin me 2/3. Ne nuk marrim mandat qeverisës, nuk përkrahim mandat qeverisës pa zgjedhje dhe deklarojmë publikisht se do të mbështesim një mocion për të shpërndarë Kuvendin”, ka thënë Gashi.