Mike Tyson do të ndeshet me Jake Paul gjatë këtij viti në duelin e shumëpritur.
E në lidhje me këtë duel, Mike i ka çuar kundërshtarit të tij një paralajmërim drithërues teksa po përgatitet për rikthimin e tij në ring.
Në një fotografi të postuar duke pirë ujë Tyson shkruajti: Jake Paul, ku je?
Dhe në një tjetër mesazh paralajmërues për Paul, Tyson shkruajti: Lufta është një sport. Nëse nuk je i përulur, do t’ju sjell juve përulësi.
57-vjeçari nuk është ndeshur profesionalisht që nga viti 2005.
Meci mes Tyson dhe Paul do të zhvillohet në qytetin e Teksasit më datë 20 korrik.
Paul në anën tjetër është në fillimet e karrierës së tij profesionale në boks, ka marrë nëntë fitore nga 10 ndeshje deri më tani./GazetaSinjali