“Siç duket zjarri ka ndodhur në mëngjes…”- Familjari tregon si u gjetën të vdekur çifti nga Rahoveci

1 minute, 3 seconds Read

Një çift i moshuar bashkëshortor janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot në fshatin Pataçan i Poshtëm në Rahovec. Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Ndërkohë, një familjar i tyre ka deklaruar për RTK-në se të moshuarit, burrë e grua, jetonin vetëm sepse dy djemtë tyre jetojnë jashtë Kosovës ndërsa vajzat janë të martuara.

Design Plus Carousel Ad

Kushëriri Kushtrim Zeka thotë se kur një familjare shkoi ti vizitonte të moshuarit në shtëpi, e gjeti derën e mbyllur dhe hyri nga një dritare ku më pas ka parë që të dy janë të vdekur.

Sipas tij, vdekja e çiftit mund të ketë ardhur nga një zjarr që është ndezur nga mbushësi i telefonit në prizë. Ai thotë se priza është djegur dhe nga tymi të ata janë asfiksuar.

“Menjëherë sapo është njoftu policia kanë ardhë, edhe zjarrfikësit e forenzika kanë ardhë dhe aty për aty është vërejte se nga ka ardhë vatja e zjarrit. Siç duket ngjarja ka ndodhur në mëngjes sepse racioni I mëngjesit ka qenë i bërë gati dhe i pangrënë”, ka thënë mes tjerash Zeka.

Publikime te ngjashme