Beograd, 17. marta 2024.- Pedsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ ugostio je danas uèenike osnovnih škola sa Kosova i Metohije, u Palati Srbija. Na prijemu je prisutno sto uèenika i nastavnika iz Osojana, Goraždevca, sela Banje, Banjske, Štrpca, Vitine, Novog Brda, Gnjilana i Kosovske Kamenice. FOTO TANJUG/ RADE PRELIÆ/ bs

Fëmijë serb nga Kosova shkojnë në Beograd, Vuçiq edhe me ta bënë politikë: “Keni vetëm një kryeqytet, Banjska heroike..”

1 minute, 22 seconds Read

Rreth njëqind nxënës serbë nga Kosova shkuan për vizitë në Beograd, atje ku i priti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Duke kujtuar trazirat e marsit 2004, Vuçiq iu foli fëmijëve për “20 vjetorin e pogromit të serbëve”, duke shtuar se “vazhdon me të njëjtin vrull edhe sot”.

“Me të njëjtën përkrahje të atyre që i kanë përkrahur me bomba në vitin 1999, vetëm me një formë pak më ndryshe”, iu drejtua Vuçiq fëmijëve serbë nga Kosova, duke ua kujtuar disa herë se ata duhet ta kenë “vetëm një kryeqytet”.

“Ju e dini se ky është vendi juaj dhe se e keni vetëm një kryeqytet dhe ai është Beogradi”, iu tha presidenti serb atyre.

Ai e përmendi Banjskën, fshatin në Zveçan të Kosovës ku më 24 shtator të vitit të kaluar një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Vuçiq e konsideroi heroik vendin e sulmit, autorët e të cilit ndërkombëtarët presin që Serbia t’i vë para përgjegjësisë, përcjell Gazeta Express.

“Faleminderit edhe nga Banjska heroike, të cilën po mundohen ta shpallin si vend të së keqes, duke mos ditur se sa vuajtje dhe të këqija i kanë shkaktuar edhe popullit tonë në veri”, tha Vuçiq.

Fëmijëve serbë, Vuçiq iu tha që ta vizitojnë më shpesh Beogradin dhe ta duan Serbinë, dhe se në ditët në vijim do t’u flasë atyre për “rreziqet që fshihen në rajon”.

Publikime te ngjashme