Russell shpërthen me 44 pikë, Lakers befasojnë Milwaukeen

1 minute, 18 seconds Read

Tetë duele u luajtën në fushat e NBA natën nga e premtja në të shtunë dhe e vetmja surprizë që pamë ishte në Los Angeles, ku Lakers mposhtën Milwaukee Bucks në një spektakël të madh.

LA Lakers arritën të mposhtin Milwaukee Bucks me rezultat 123:122 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar nga D’Angelo Russell nga njëra anë dhe Giannis Antetokounmpo dhe Damian Lillard nga ana tjetër.

Russell shënoi 44 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë kërcime në fitoren e skuadrës së tij, ndërsa nga ana tjetër Milwaukeet nuk i mjaftuan Antetokounmpo (34 pikë, 14 kërcime dhe 12 asistime) dhe Damien Lillard (28 pikë, 12 asistime dhe pesë kërcime).

Ishte Russell ai që shënoi një dy pikësh shtatë sekonda para fundit të ndeshjes, derisa Spencer Dinwidia bëri një bllokadë në aksionin e fundit të Bucks për t’i dhënë fitoren Lakers edhe pa LeBron James në parket.

Atlanta arriti një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 99:92 në rrugën te Memphis dhe kështu vazhdoi luftën për play-off.

Dejounte Murray ishte fantastik për Hawks me 41 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Bogdan Bogdanović në të njëjtin ekip shënoi 16 pikë, duke përfshirë një trepikësh të rëndësishëm në fund të ndeshjes.

Nuk pati surpriza në duelet e mbetura. Si mysafir, New Orleans ishte më i mirë se Philadelphia 76ers, ndërsa ne pamë kohën shtesë në duelin ndërmjet Cleveland dhe Minesota (113:104). /Telegrafi/

 

Publikime te ngjashme