Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin e Antalias, ndërkaq gjatë vizitës në Turqi ka takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Osmani ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen ndaj Kosovës.
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, shkruan Osmani.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias ka thënë Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë.
Para të pranishmëve, ajo është shprehur se në vitet e 90’ta kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit nga regjimi, ai ka zgjedhur marrëveshjen e Rambujesë – “edhe pse një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë kishim kërkuar, por ishte zgjidhje paqësore që do të ndalte luftën”.