Zyra e Kosovës në Beograd organizon manifestim për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë, marrin pjesë politikanët shqiptarë nga Lugina

0 minutes, 39 seconds Read

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Zyra e Kosovës në Beograd ka organizuar manifestim.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se ky organizim është bërë nga ambasadori Jetish Jashari, raporton Ballkani.info.

Design Plus Carousel Ad

“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, ka shkruar ai.

E pranishme ka qenë edhe këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, ish kryetare e Preshevës, pastaj Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve, Ragmi Mustafa, Sonja Biserko, humanistja e aktivistja e njohur serb, etj. /Ballkani.info/

Postimi plotë:

Publikime te ngjashme