Kremlini i përgjigjet Macron, paralajmëron konflikt me NATO-n, nëse trupat e aleancës luftojnë në Ukrainë

1 minute, 15 seconds Read

Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë nuk do të ishte në interesin” e Perëndimit. Këtë deklaroi Kremlini, duke komentuar hipotezën e hedhur dje nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Kremlini paralajmëroi të martën se konflikti midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të bëhej i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë.

“Vetë fakti i diskutimit të mundësisë së dërgimit të kontigjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për komentet e Macron.

I pyetur nga gazetarët se cilat do të ishin rreziqet e një konflikti të drejtpërdrejtë Rusi-NATO nëse anëtarët e NATO-s dërgonin trupat e tyre për të luftuar në Ukrainë, Peskov tha: “Në atë rast, ne do të na duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejtë”.

Një ditë më parë presidenti francez Emmanuel Macron nuk përjashtoi mundësinë për dërgimin e trupave perëndimore në në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nuk kishte konsensus për një hap të tillë në këtë fazë, pasi aleatët ranë dakord të rrisin përpjekjet për të dërguar më shumë municione në Kiev.

 

Publikime te ngjashme