Në sallën e legjendave te boksit profesionist “York Hall” në Londër, mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja e boksit për titullin IBO Mesdhetar mes kampionit shqiptar Jurgen Uldedaj dhe Frenck Mendy.
Sportisti kuqezi Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti John Franck Mendyn në një ndeshje me dhjetë raunde.
Në fund të dhjetë raundve boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar duelin me pikë. Kjo ishte fitorja e 16 në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me “K.O.”, ndërsa numëron vetëm një humbje.