Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kishin deklaruar se nuk do ta votonin kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e Hritjan Mickoskit ishte dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.
E Majta, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti nuk votoi as sot për Kryeministër, Talat Xhaferin.
Arsyet e mosvotimit nga opozita shqiptare janë të ndryshme, megjithatë, edhe pse po votohej kryeministri i parë shqiptar, këta deputetë nuk arriten të tejkalojnë mosmarrëveshjet politike të ditës, duke kaluar në histori si deputetët të cilët nuk votuan një shqiptar për kryeministër.
Deputetët shqiptar të opozitës në parlament, që nuk votuan Talat Xhaferin për kryeministër janë:
Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.