Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me videon e publikuar të dhunës fizike ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare në një institucion parashkollor.
Sipas zonjës Nagavci, dhunë është e papranueshme.
“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.” – shkruan ajo ndër të tjera.