A erdhën vetëm për t’u nënshkruar? Deputetët e Listës serbe u larguan nga seanca

0 minutes, 35 seconds Read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista serbe erdhën në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, por nuk qëndruan gjatë.

Siç raporton Telegrafi ata qëndruan për pak minuta në sallë, deri sa dhanë nënshkrimin për prezencën e tyre tek zyrtarët e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, deputetët e Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit 2022, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit./Telegrafi

Publikime te ngjashme