Sinéad O’Connor, këngëtarja e famshme irlandeze, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj, me anë të një komunikate ku kërkojnë që mediat të respektojnë privatësinë e tyre “në këtë kohë të vështirë.
O’Connor u bë e famshme me këngën “Nothing Compares 2 U”, që u publikua për herë të parë në vitin 1990 dhe që arriti numrin 1 në renditjet anembanë botës.
Në karrierën e saj, Sinead O’Connor ka publikuar 10 albume, duke nisur që nga viti 1987.
Në vitin 2018, O’Connor kaloi në Islam, ndërroi emrin në Shuhada, por vijoi të performonte në skenë me emrin e saj të vërtetë.