“Të kthehet ushtria në Kosovë” – Koreografia skandaloze e shfaqur sot nga tifozët e Crvena Zvezdës

0 minutes, 45 seconds Read

Serbët që i përkasin botës së sportit nuk kanë të ndalur me mesazhet skandaloze në lidhje me shtetin e Kosovës.

Një i tillë u shfaq sot nga tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur si “Delije”, shkruan Gazeta Express.

Këta tifozë u përkujdesen për një koreografi skandaloze gjatë ndeshjes miqësore mes skuadrës nga Beogradi dhe Fiorentinas.

Në koreografi shihet një tank i madh, në sfondin e të cilit është flamuri serb dhe poshtë tij u shkrua mesazhi” “Të kthehet ushtria në Kosovë”.

Sipas mediumit nga Serbia “telegraf.rs”, kjo koreografi u shfaq në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të (12:44), dhe ishte zgjedhur simbolikisht sepse i referohet rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Mbetet të shihet nëse do të ndërmerret ndonjë masë ndaj klubit serb pas këtij veprimi të shëmtuar nga tifozët./Gazeta Express

Publikime te ngjashme