7-vjeçari qëllohet me plumb në kokë gjatë një sherri mes bandave për një motor uji në plazh

0 minutes, 48 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një djalë 7-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua në kokë, pas të shtënave me armë gjatë një sherri të bandave rivale për një motor uji.

Sipas policisë, sherri filloi kur një grup hispanikësh u shqetësuan nga një grup tjetër që hipnin në jetski pranë bregut ku fëmijët e tyre po luanin.

Kur nisën të shtënat, gjyshi i 7-vjeçarit e futi në makinë. Ndërsa ndodhej brenda automjetit, një plumb i ka shpuar dorën gjyshit, dhe më pas plumbi ka goditur fëmijën”, thotë policia lokale.

7-vjeçari Yijian Garcia u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte. Ai jetonte në Nju Xhersi, por kishte shkuar për të vizituar gjyshërit e tij për të parë fishekzjarrët në Ditën e Pavarësisë të SHBA.

Publikime te ngjashme