81-vjeçari rrëfen për djemtë e tij të cilët janë zhdukur në luftë

1 minute, 28 seconds Read

Zenun Xhemajli nga fshati Rracaj në komunën e Gjakovës tregon për djemtë e tij të zhdukur në luftë, trupat e tre prej tyre rezultojnë ende të zhdukur ndërsa eshtrat e djalit të vogël u gjetën në një varr masiv në Batajnica, në periferi të Beogradit, në vitin 2004. 81 vjeçari thotë se ka humbur shpresën se e vërteta për atë që ka ndodhur me katër djemtë e tij do të dihet ndonjëherë.

Këto ishin fjalët e fundit e të atit me djalin.

Zenun Xhemajli çdo ditë del nga shtëpia drejt përmendores pranë shtëpisë dhe vazhdon bën lutje për katër djemtë e tij, tre prej të cilëve ishin edhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 2 gusht 1998, dy nga djemtë e Xhemajlit, Muharremi 27-vjeçar dhe Iliri 25-vjeçar, u ndaluan nga një patrullë e policisë serbe pranë fshatit të tyre Rracaj në komunën e Gjakovës, dhe u morën me vete.

Derisa mëngjesin e 27 prillit të vitit 1999, dy djemtë e tij më të vegjël, Shkëlzeni 21-vjeçar dhe Albani 19-vjeçar, u vranë së bashku me shqiptarë të tjerë në masakrën e Mejës.

Eshtrat e Albanit, u gjetën në një varr masiv në Batajnica, në periferi të Beogradit, në vitin 2004.

Por trupat e Muharremit, Ilirit dhe Shkëlzenit rezultojnë ende të zhdukur.

Derisa, në këtë familje janë dhe tetë anëtarë tjerë të vrarë gjatë luftës.

Edhe pas miratimit të deklaratës për të pagjeturit në Bruksel, Xhemajli nuk ka shumë shpresë se e vërteta për atë se çfarë ka ndodhur me tre djemtë e tjerë të tij, do të dihet ndonjëherë.

Publikime te ngjashme