2025 nis me protesta në Serbi e Gjeorgji, Moska anulon fishekzjarrët në natën e ndërrimit të viteve

0 minutes, 39 seconds Read

Ndërrimi i viteve në  Serbi dhe Gjeorgji u përdor për të protestuar e jo festuar.

Në Serbi mijëra studentë marshuan në Beograd si vijim i protestës së tyre duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë për incidentin e ndodhur në Nëntor kur u shemb çatia e nja stacioni treni të sapo rinovuar ku humbën jetën 14 persona.

Në Gjeorgji protestat anti-qeveritare u zhvilluan përpara parlamentit në Tbilisi tek sa po vinte ndërrimi i viteve.

Protestuesit vijuan protestën e nisur një muaj më parë kundra vendimit të qeverisë për pezulluar integrimin në BE.

Moska nga ana tjetër anuloi festën e fishek zjarreve për të mos çorientuar mbrojtjen ajrore nga sulmet me dron të Ukrainës.

Publikime te ngjashme