Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi sot ka uruar Partinë Laburiste dhe liderin e saj Kieir Starmer për fitoren e arritur në Mbretëri të Bashkuar.
Me këtë fjalim Kurti iu është drejtuar Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionale Socialiste që është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.
Kurti ën fjalën e tij ka folur edhe për rrezikun që paraqesin ideologjitë ekspansioniste të Rusisë dhe Serbisë në Evropë në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri ka thënë se njëjtë sikurse në Luftën e Dytë Botërore, Serbia me ndihmën e Rusisë po përpiqet të ngjallë mbështetjen për synime te saj të zgjerimit përmes dezinformimit dhe propagandës.
“Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, potencoi Kryeministri Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës tutje ka thënë se një nga këto gënjeshtra dhe propagandë është pretendimi që Serbia e përsërit në vazhdimësi se kinse Kosova po kryen spastrim etnik kundër popullatës serbe.
Kurti thotë se një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Komiteti i Helsnikit për Të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Berlin.
Numri një i Qeverisë tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe progresi që ka bërë ka mundësuar që edhe komuniteti serb t’i gëzojë frytet dhe sipas Kurtit kjo po e zemëron Beogradin.
Kurti thotë se sa më shumë qe serbët integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë ësht ëpër Serbinë që të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial.
“Një gënjeshtër e tillë është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës – ne gjithashtu kemi siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: Sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial”, tha Kryeministri Kurti.