Bildt: Kriza politike e ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit të Kosovës

1 minute, 29 seconds Read

Pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar besueshmërinë e Kosovës, tha ish-kryeministri suedez, Carl Bildt derisa ka komentuar vonesën e formimit të institucioneve të reja.

“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai në X.

https://x.com/carlbildt/status/1947564445883842564

Kosova është futur në krizë politike si pasojë e mungesës së formimit të institucioneve të reja. Vendi ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt por ka ngecur të konstituimi i Kuvendit.

Lexo po ashtuOsmani ndan medalje presidenciale për mërgimtarët në ShBALëvizja Vetëvendosje – partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por e njëjta gjashtë herë me radhë nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut për këtë pozitë, duke e konsideruar figurë të papranueshme.

Pas dështimeve në votim të hapur, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa, kanë kërkuar që votimi i kryetarit të Kuvendit të bëhet në mënyrë  të fshehtë. Kjo nuk është pranuar nga partitë e tjera parlamentare.

Të hënën, më 21 korrik, është bërë tentimi i 50-të për konstituimin e Kuvendit ndërkohë që po afrohet përfundimi i afatit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka urdhëruar që legjislatura e nëntë të formohet deri më 26 korrik.

Megjithatë, Kushtetuesja nuk ka treguar nëse do të ketë pasoja nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

Publikime te ngjashme