“15 deri 20 kilogramë eksplozivë ishin të vendosura me një çantë të zezë”, drejtori i Policisë me detaje të reja për sulmin në Veri

0 minutes, 43 seconds Read

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë përdorur 15 deri në 20 kilogramë eksplozivë në kanalin e Ibër Lepencit të premten.

“Në bazë të hetimit dyshohet që është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogramë e cila ka qenë e vendosur në një centë të zezë dhe e cila është aktivizuar me dentator mekanik”, tha ai para gazetarëve.

“Vetëm në gjashtë mujorin e fundit në komunat me shumicë serbe në veri të vendit janë evidentuar dhjetë raste të sulmeve me mjete shpërthyese të cilat ishin të drejtuara ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj institucioneve”, shtoi.

“Si pasojë këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e Ibër Lepencit dhe është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona”.

 

Publikime te ngjashme