Janina Ymeri e LDK-së e ashpër me Kurtin! Ne nuk shantazhohemi me presidentin

1 minute, 34 seconds Read

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me diskursin politik për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke e cilësuar atë si një formë “kushtëzimi me shantazh dhe kërcënim”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar hapur qasjen e kreut të qeverisë në këtë proces delikat për institucionet e vendit.

Ky reagim vjen në kohën kur po zhvillohen takime të rëndësishme, duke iu referuar gjetkë takimit të sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas Ymerit, kjo metodë presioni po tentohet të instalohet si normë për të diktuar vullnetin e pushtetit mbi opozitën.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Shumë procese në Kosovë janë kushtëzuar me shantazhe e kërcënime, por tani po shohim që kryeministri po e aplikon këtë metodë edhe për zgjedhjen e Presidentit. Ultimatumi i tij është i prerë: ose kandidati im partiak, ose shkojmë në zgjedhje. Kjo qasje për pushtet absolut nga Kurti & Co është një rrezik për vendin,” ka shkruar deputetja.

Ymeri ka bërë të ditur se nuk do t’i nënshtrohet në asnjë formë këtij kushtëzimi. Ajo theksoi se çdo votë pro, qoftë edhe vetëm për sigurimin e kuorumit nga radhët e opozitës për një kandidat partiak të pushtetit, do të përbënte një “vrasje të demokracisë” dhe do të asgjësonte lirinë e vendimmarrjes.

Në mbyllje të reagimit të saj, deputetja e LDK-së ishte e qartë edhe për emrat e përfolur. Ajo nënvizoi se as Glauk Konjufca dhe asnjë figurë tjetër, të cilën ajo e cilësoi si “numër serik të partisë”, nuk duhet të marrë postin e Presidentit, duke kërkuar një figurë që përfaqëson unitetin e popullit. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme