10 ditë pas kërcënimit të Radojçiqit vritet një polic kosovar në veri! Radojeqic tha: “Koha do të tregojë kush do të vuajë dhe kush do ta paguajë”

1 minute, 51 seconds Read

Një grup i maskuar dhe i armatosur rëndë i nacionalitetit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit kanë qëlluar mbi forcat e rendit dhe ligjit kosovare, ku si pasojë një polic kosovar, Afrim Bunjaku, ka mbetur i vrarë në vend të ngjarjes nga plagët e marra. Një polic tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe një tjetër gjithashtu i lënduar. Krejt kjo ngjarje u shpalos në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku dy kamionë pa targa kishin bllokuar hyrjen në fshatin Banjskë, për çka edhe njësitet intervenuese u nis në reagim.

Në vendin e bllokadës Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë të hapur nga ku mbi ta është shtënë me armë, granata dore dhe zollë – sulme këto që rezultuan me fatalitet për jetën e policit Bunjaku.

Situata në dhjetë ditët e fundit, pas dështimit të takimit trilateral në Bruksel, nga ku në veçanti është përdredhur dhe shtrembëruar një fjali e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga akterë të shtetit serb e në veçanti nga krimineli famëkeq Milan Radoiçiq, ky i fundit i kërkuar nga autoritetet e rendit dhe ligjit – i sanskionuar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Radojçiq, në faqen zyrtare të Listës Serbe lëshoi një kërcënim ndaj Kryeministrit të Kosovës, duke ia nxjerrë nga konteksti dhe duke e shtrembëruar një pohim se gjoja serbët “do të vuajnë dhe do të paguajnë” rreth gabimeve të bëra; ndonëse Kurti e kishte fjalën për dorëheqjen masive, të urdhëruara dhe orkestruara nga Serbia, të të gjithë serbëve të Kosovës nga institucionet që nga nëntori i vitit të kaluar.

Radojçiq shkroi se “do të tregojë koha kush do të vuajë dhe do të paguajë” referuar Kurtit dhe fjalisë që ia përdrodhën.

“Albin Kurti, sikur të gjithë okupuesit e tjerë, mund të bësh ç’të duash, por jo për aq gjatë sa ti dëshiron. Koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe kush do ta paguajë në fund”.

Publikime te ngjashme