Një zyrtar vendor ka konfirmuar për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, se të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi izraelit. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një shkollë fillore për vajza, në qarkun jugor Minab të provincës Hormozgan, gjatë kësaj të shtune, më 28 shkurt.
Sipas deklaratës së guvernatorit Mohammad Radmehr, nga ky aksion ushtarak kanë mbetur të plagosur edhe 48 persona të tjerë. Ai paralajmëroi se bilanci i viktimave në shkollën e vajzave “Shajareh Tayyebeh” mbetet ende i paqëndrueshëm dhe pritet që numri i të vdekurve të rritet në orët në vijim./lajmishqip.net
