Tërmet 6.9 ballë godet Indonezinë, epiqendra në Ishujt Tanimbar, pa rrezik për cunami

0 minutes, 31 seconds Read

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë ka goditur rajonin e Ishujve Tanimbar në Indonezi, ka raportuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami dhe deri më tani nuk ka njoftime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar.

Ishujt Tanimbar, një grup prej rreth 30 ishujsh në provincën Maluku, shtrihen në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Indonezia, një arkipelag me mbi 270 milionë banorë, ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, duke e bërë atë një vend ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme