Reforma që pritet të ndryshojë shkollat: MASHTI nis rishikimin e planeve mësimore për klasat 1-9

0 minutes, 39 seconds Read

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë zyrtarisht vendim për rishikimin e kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore që prekin arsimin fillor (1-5) dhe atë të mesëm të ulët (6-9). Dokumenti final me rekomandimet konkrete pritet të dorëzohet brenda afatit kohor deri më 30 prill të këtij viti.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ministrja në detyrë e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur nisjen e këtij procesi që synon përditësimin dhe modernizimin e sistemit në përputhje me kornizën kurrikulare bërthamë. Sipas saj, ky hap është esencial për ngritjen e rezultateve të nxënësve dhe zhvillimin e shkathtësive të tyre në përballje me kërkesat e kohës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme